Sport

Curry udhëheq Golden Staten drejt fitores ndaj Lakersit

Descriptive Text

Stephen Curry i ka realizuar 26 pikë, ndërsa ka udhëhequr Golden State Warriorsin drejt fitores 115:113 të hënën mbrëma në udhëtim ndaj kampionit në fuqi LA Lakersit.

Lakersi ishte në një seri prej pesë fitoreve rresht.

Curry realizoi një treshe 1:07 minuta pa mbaruar ndeshja, ndërsa më pas LeBron James dështoi në tentimin e tij për tri pikë për Lakersin.

James ndeshjen e mbylli me 19 pikë, ndërsa shënuesi më i mirë te Lakersi ishte Dennis Schroder me 25 pikë.