Sport

Marseille arrin marrëveshje me Milikun

Arkadiusz Milik ka arritur marrëveshje personale me Marseille dhe pritet të transferohet gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Napoli dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Milik, i cili do t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë kësaj jave.

Kontrata e reprezentuesit polak skadon në fund të sezonit, por Marseille ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar 26-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.

Marseille do të paguaj rreth 15 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit polak.