Sport

Trepça përforcohet me grekun Toutziarakis

KB Trepça ka bërë të ditur se është përforcuar me basketbollistin grek, Stavros Toutziarakis.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Mitrovica në rrjetet sociale. Toutziarakis luan në pozitën e qendrës dhe së fundi ishte pjesë e skuadrës greke, Ionikos Nikaias, ku në katër ndeshje pati mesatare prej 0.5 pikëve dhe 2.3 kërcimeve për ndeshje.

Toutziarakis 33-vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra si: Makedonikos, Maroussi, AEK Athens, Solna Vikings, Al Sadd Doha.