Sport

Cikalleshi shënon për Konyasporin pas asistimit të Bytyqit

Sokol Cikalleshi është shënuar në listën e realizatorëve për skuadrën e Konyasporit, pasi shënoi pas asistimit të Zymer Bytyqit.

Të dy shqiptarët janë pjesë e Konyasporit, që humbën në shtëpi nga skuadra e Goztepes me rezultatin 3:2 të shtunën. Ishte ndeshje e xhiros së 19 e elitës së futbollit të Turqisë.

Bytyqi që u inkuadrua në minutën e 46-të harkoi për Cikalleshin, i cili e shënoi golin në minutën e 54-t. Për Cikalleshin ishte goli i parë i sezonit sivjet, ndërsa Bytyqi asistoi për të dytën herë në po aq ndeshje me skuadrën e re.

Konyaspori që e pësoi disfatën e dytë në Superligën e Turqisë është në vendin e 12-të dhe në 18 ndeshje ka arkëtuar 22 pikë. Të njëjta statistika ka edhe Goztepe.