Sport

Manxhukiqi pritet t’i bashkohet Milanit

Milani ka arritur marrëveshje me Mario Manxhukiqin për kontratë gjashtëmujore dhe ai tashmë i ka bërë disa teste mjekësore.

Lajmi është bërë i ditur nga “Milannneës24” dhe “Calciomercato”.

Sulmuesi kroat pritet të nënshkruajë kontratën me pagë të vlefshme 2 milionë euro për gjashtë muaj.

Së fundmi, ai ishte pjesë e skuadrës Al-Duhail. Mediat italiane raportojnë se ish-sulmuesi i Juventusit i ka kaluar disa teste fizike dhe do t’i kompletojë ato në 48 orët e ardhshme.

Kroati 34-vjeçar ka luajtur në Serie A me Juventusin nga korriku i vitit 2015 deri në janar të vitit 2020.