Sport

Jetmir Topalli i pafat, humb penalltinë në Kupën e Turqisë

Galatasaray e ka mposhtur Yeni Malatyasporin pas ekzekutimit të penalltive 7:6 dhe ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Turqisë. Koha e rregullt u mbyll 0:0, ndërkaq në vazhdime u realizuan dy gola, nga një për secilën skuadër.

Futbollisti kosovar, Jetmir Topalli ishte figura “tragjike” e mbrëmjes, pasi humbi penalltinë e fundit, e cila bëri që Galatasarayt të kaloi tutje, kurse Yeni Malatyaspori të eliminohet.

Goditjen e Topallit e priti portieri Fatih Ozturk. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 99-të.