Sport

Winksi drejt Valencias

Descriptive Text

Mesfushori anglez Harry Winks pritet t’i bashkohet skuadrës së Valencias gjatë afatit kalimtar të këtij muaji. Mediat në Spanjë kanë shkruar të martën se Valencia po insiston në transferimin e mesfushorit dhe është afër finalizimit të marrëveshjes me skuadrën e Tottenhamit.

Winksi do të huazohet të Valencia deri në fund të këtij muaji dhe ekipi nga La Liga do ta ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verë. 24-vjeçari, do të largohet nga Tottenhami për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2024.