Sport

Conti drejt Fiorentinës

Fiorentina është shumë afër transferimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Andrea Conti kanë njoftuar të martën mediumet italiane. Mësohet se Fiorentina është afër arritjes së marrëveshjes me Milanin dhe pritet që gjatë kësaj jave ta zyrtarizojë transferimin e Contit.

26-vjeçari, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli dhe për këtë arsye do të largohet nga Milani gjatë këtij muaji. Ai ka vetëm katër paraqitje deri më tani kurse me Milanin ka kontratë deri në vitin 2022. Fiorentina është e gatshme që për transferimin e Contit të paguajë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim.