Sport

Milani fiton ndaj Torinos

Milani ka shënuar fitore ndaj Torinos në ndeshjen e së shtunës. Vendasit triumfuan 2-0, të dy golat u realizuan në pjesën e parë të takimit.

Goli i parë erdhi nga sulmuesi Rafael Leao i cili në minutën e 26-të, pranoi një top nga spanjolli Brahim Diazi.

Pak minuta më vonë, Franck Kessie u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Milani renditet në pozitën e parë të tabelës në Serie A me 40 pikë. Torino gjendet në pozitën e 19-t, me 12 sosh.

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer pas lëndimit disa javor. Ai u inkuadrua në ndeshje në pesë minutat e fundit.