Sport

Peja triumfon ndaj Vëllaznimit

Peja është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Vëllaznimin të shtunën në “Kargaçi” me rezultatin 83:67.

Takimi filloi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundoi me një pikë dallim për vendasit. 15:14.

Por, në periudhën e dytë, më të mirë ishin pejanët që fituan 25:19, duke shkuar në pushim me shtatë pikë dallim 40:33.

Vendësit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke e fituar 21:13, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:46. Në këtë 10 minutësh u veçua Brandon Walters, që ishte i pandalshëm duke shënuar nga secila pozitë.

Çereku i fundit ishte i barabartë, 22:21 dhe Peja triumfoi me rezultat 83:67.

Te Peja u dalluan Brandon Walter me 26 pikë e 14 kërcime, Robert Cartwright me 21 pikë e 10 asistime dhe Marko Peroviq me 18 pikë e 6 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 22 pikë.

Peja ka nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 10 humbje.