Sport

Juventusi interesohet për Shomurodovin

Descriptive Text

Sulmuesi i Genoas, Eldor Shomurodov, mund t’i bashkohet Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të premten “Tuttosport”.

Raportohet se Juventusi, që është në kërkim të një sulmuesi, e sheh Shomurodovin si zgjidhje ideale për ta mbuluar Alvaro Moratan.

Negociatat mes palëve kanë filluar dhe pritet që të mbyllen brenda pak ditëve.

Sulmuesi nga Uzbekistani iu bashkua Genoas në tetor të vitit të shkuar nga Rostovi për 7.5 milionë euro dhe në edicionin e tij të parë në Serie A, ka shënuar dy gola në dhjetë paraqitje.

Shomurodov ka kontratë me skuadrën e Genoas deri në verën e vitit 2024.