Sport

Juventusi pritet t’i largojë tre futbollistë

Descriptive Text

Juventusi po planifikon të largojë disa futbollistë për të përforcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. I pari që do të largohet gjatë këtij muaji nga klubi është mesfushori Sami Khedira.

Përveç Khediras, të sigurt qëndrimin në Torino nuk e kanë as Adrien Rabiot dhe Federico Bernardeschi.

Për mesfushorin Rabiot, interesim ka shprehur Evertonit, përderisa për Bernardeschin interesim kanë shprehur skuadra si Atalanta dhe Hertha Berlin.

Por sulmuesi italian thuhet se është i vendosur të mbetet te Juventusi dhe nuk dëshiron të largohet.

Bernardeschi këtë sezon në Serie A i ka 298 minuta lojë.