Sport

Interi mposhtet nga Sampdoria

Interi ka pësuar humbje në udhëtim nga Sampdoria sot, në xhiron e 16-të të Series A, duke e marrë një goditje në luftën për titull të Italisë.

Antonio Candreva (23’ penallti) dhe Keita Balde (38’) shënuan golat për Sampdorian, ndërsa për Interin realizoi Stefan de Vrij (65’).

Interi pas 16 ndeshjeve zë vendin e dytë me 36 pikë, kryeson Milani me 37 pikë. Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Luan sonte në shtëpi me Juventusin, me fillim nga ora 20:45.

Roma zë vendin e tretë me 33 pikë. Roma triumfoi sot 3:1 në udhëtim ndaj Crotones.

Borja Mayoral (8’, 29’) dhe Henrikh Mkhitaryan (35’ penallti) shënuan golat për Romën, ndërsa për Cortonen realizoi Vladimir Golemic (71’).