Sport

Sokratis drejt Genoas

Foto: AP

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Sokratis do të jetë përforcimi i pari te skuadra e Genoas gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Sokratis gjatë ditëve të vijim do ta kompletojë kalimin e tij te Genoa.

Mësohet se 32-vjeçari me ekipin italian do të firmosë kontratë për dy vjet e gjysmë dhe do të transferohet si futbollist i lirë.

Sokratis ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni, por me marrëveshje të dyanshme është liruar nga klubi londinez.

Ai këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin e Mikel Artetas pasi ka luajtur në tri ndeshje me ekipin e dytë të Arsenalit.

Sokratis ishte transferuar tek Arsenali në vitin 2018 nga Borussia Dortmundi.