Sport

Ramosi i hapur të bashkohet me Messin te PSG-ja

Foto: Reuters

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i hapur të bashkohet me Lionel Messin te Paris Saint-Germaini, shkruan “El Chiringuito”.

“Los Blancos” ende s’i kanë ofruar zgjatjen e kontratës Ramosit për qëndrim në Bernabeu, dhe siç po ecin punët, ai duket se do të largohet gjatë verës si lojtar i lirë.

Në të njëjtën rrugë është edhe Messi te Barcelona, me PSG-në që po shihet si destinacioni i tij i radhës.

Kampioni francez ëndërron që bashkë me Messin në Parkun e Princave të vijë edhe qendërmbrojtësi spanjoll.