Sport

Curry realizon rekord të karrierës prej 62 pikëve në fitoren e Golden Statet

Stephen Curry ka realizuar rekord të karrierës prej 62 pikëve, ndërsa Golden State Warriorsi ka triumfuar të dielën mbrëma me rezultatin 137:122 ndaj Portland Trail Blazers.

Curry realizoi 21 pikë në çerekun e parë të ndeshjes.

Është hera e parë që nga viti 2016 që një basketbollist i Golden Statet i ka realizuar 60 e më tepër pikë, që kur Klay Thompson i shënoi 60 pikë në vitin 2016. Basketbollisti i fundit i Golden Statet që i shënoi më tepër se 62 pikë, ishte Rick Barry, i cili shënoi 64 sosh në vitin 1974.