Sport

Humbja nga City mund t’i kushtojë me shkarkim Lampardit

Descriptive Text

Frank Lampard mund të shkarkohet nga posti i trajnerit te Chelsea.

Humbja e fundit ndaj Manchester Cityt dhe rezultatet negative, raportohet se kanë lëkundur karrigen e trajnerit anglez.

Sipas “The Athletic”, drejtuesit e klubit të Chelseat kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Lampardit.

Lampardi ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022.

Këtë sezon pas 17 ndeshjeve të zhvilluara londinezët janë në pozitën e tetë me 26 pikë. Pretendimet janë për pozitë shumë më të lartë.