Sport

City triumfon ndaj Chelseas

Manchester City ka fituar bindshëm ndaj Chelseas në ndeshjen e së dielës në Premier League.

Mysafirët triumfuan 3-1 ku tri golat i realizuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Goli i parë për mysafirët erdhi nga Ilkay Gundogan, i cili në minutën e 18-të e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Tre minuta më vonë, City rriti epërsinë në 2-0 përmes mesfushorit Phil Foden.

Tutje, nga një aksion i shpejt nga mesfusha, Kevin De Bruyne u gjend në zonën e rreptësisë dhe shënoi për rezultatin 3-0.

Golin e vetëm për Chelsean e realizoi Callum Hudson-Odoi në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Manchester City renditet në pozitën e pestë me 29 pikë ndërsa Chelsea në të tetën me 26 sosh.