Sport

Aston Villa interesohet për Vecinon

Descriptive Text

Ekipi nga Premier League, Aston Villa ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Interit, Matias Vecino ka raportuar mediumi “Calciomercato”.

Mësohet se ekipi anglez po kërkon huazimin e Vecinos gjatë afatit kalimtar të janarit, me detyrim të blerjes së kontratës së tij në fund të këtij edicioni. Vecino 29-vjeçar, pritet të largohet nga Interi pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Mesfushori është i lënduar dhe këtë edicion nuk ka regjistruar asnjë paraqitje për Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai te Interi u transferua nga Fiorentina në vitin 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Empoli e Cagliari.