Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja konfirmon shkarkimin e Tuchelit

Foto: Reuters

Siç ishte raportuar, Thomas Tuchel tashmë edhe zyrtarisht s’është trajner i Paris Saint-Germainit.

Kampioni francez ka konfirmuar se 47-vjeçari nuk është më pjesë e klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tuchel u largua nga ekipi vetëm katër muaj pasi e çoi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht 1:0 nga Bayerni.

Ai ndihmoi PSG-në të fitojë titullin në Ligue 1, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës në sezonin e shkuar.

Në total, ai ka fituar gjashtë trofe për dy sezone, por e pësoi me vendin e punës pas startit të dobët në sezonin e ri.

Mauricio Pochettino është favoriti për të marrë këtë post.