Sport

Real Madridi fillon kontaktet me Alaban

Real Madridi është duke i prirë garës për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësi David Alaba.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit madrilen kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.

Madje thuhet se kushtet e ofruar nga skuadra spanjolle mund ta bindin Alaban të transferohet në Spanjë.

Mbrojtësi austriak do të largohet nga Bayern Munichu si futbollist i lirë. Interesim për Alaban kanë shprehur skuadra të njohura evropiane si Chelsea, Juventusi, Barcelona.