Sport

Oezili në negociata me Fenerbahçen

Mesfushori Mesut Oezil ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.

Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Oezili ka kohë që ka nisur negociatat me Fenerbahçen, ekip të cilit mund t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Oezil 32-vjeçar, është pjesë e Arsenalit dhe këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin nga Londra për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni kurse karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Werder Bremeni e Schalke.