Sport

Agjenti i Achraf Hakimit: Dhjetë klube e kanë kërkuar

Agjenti i Achraf Hakimit ka treguar se dhjetë klube kanë kërkuar të transferojnë anësorin maroken gjatë afatit kalimtar të janarit, para se ai të transferohej tek Interi.

Hakimi iu bashkua Interit në verën e kaluar nga Real Madridi për 40 milionë euro.

“Jam vërtet i lumtur, Interi ka punuar papushim gjatë viteve të fundit për të siguruar shërbimet e Hakimit”, ka thënë agjenti i tij Alejandro Camano për FcInterNews.

Ai ka shtuar se Interi ka bërë një investim të rëndësishëm në momentin e duhur.

“Secili është i shqetësuar për të ardhmen e futbollit tani. Achrafi është shumë i lumtur tek Interi. Dhjetë klube donin ta transferonin, por ai vendosi për Interin, është ekipi me të cilin gjithmonë kishte dashur të bashkohej, tani do të japë gjithçka për fanellën. Ëndrra e tij u bë realitet”, ka thënë Camano.

22 vjeçari deri tani ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat për Interin në këtë sezon.