Sport

Chelsea në garë për Haalandin

Foto: Reuters

Pas Real Madridit e Manchester Cityt, edhe Chelsea është futur në garë për shërbimet e sulmuesit norvegjez të Dortmundit Erling Haaland, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sport”.

Bëhet e ditur se Chelsea po planifikon transferimin e Haalandit nga Dortmundi në verën e ardhshme dhe po përgatit një ofertë për kartonin e tij deri në 100 milionë euro.

Haaland 20-vjeçar, është ndër sulmuesit më të mirë dhe më të kërkuar në Evropë pas formës fantastike që e ka treguar te Dortmundi, ekip të cilit iu bashkua në fillim të këtij viti nga Salzburgu.

Ai këtë sezon ka 17 gola në 14 paraqitje kurse ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024.