Sport

Man. Utd i ofron kontratë 5-vjeçare talentit ekuadorian, Caicedo

Drejtuesit e skuadrës së Manchester United kanë hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me menaxherin e mesfushorit e skuadrës nga Ekuadori, Independiente del Valle, Moises Caicedo.

Talenti 19-vjeçar pritet t’i kushtojë Unitedit pesë milionë euro, ndërsa drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar kontratë pesë-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Futbollisti nga Ekuadori këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje dhe ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime.