Sport

Digne me kontratë të re te Evertoni

Mbrojtësi i krahut të majtë, Lucas Digne, do të nënshkruajë kontratë të re me Evertonin për të refuzuar ofertën e skuadrës së Manchester Cityt.

Mësohet se City së fundi ka shprehur interesim për Dignen, i cili tashmë në parim ka arritur marrvëeshje për kontratën e re me Evertonin. Ai, shkruajnë mediat angleze, aktualisht ka kontratë deri në vitin 2023 por me kontratën e re do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2024. Digne është pjesë e Evertonit prej vitit 2018 kur u transferua nga Barcelona dhe vlerësohet lart te ekipi anglez.

27-vjeçari këtë edicion ka 11 paraqitje dhe katër asistime me fanellën e Evertonit.