Sport

Skitari Tahiri i pakënaqur me pozitën e 20-të në garën e Sllovenisë

Albin Tahiri ka përfunduar në pozitën e 20-të prej 58 garuesve në disiplinën e sllallomit në garën e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë që po mbahet në Soriska Planina të Sllovenisë.

Tahiri të dyja lëshimet i përfundoi me kohë pre 1 minutë, 58 sekonda e 85 të qindtat.

“Moti dhe kushtet e shtegut ishin më të këqija se sa të shtunën. Kishte edhe mjegull dhe shi. Shumë garues nuk e përfunduan garën. Unë dola i 20-ti me numër 45, por nuk jam i kënaqur me pikët e fituara nga FIS-i, edhe pse janë të mira për normën Olimpike”, ka thënë Tahiri 31-vjeçar për faqen zyrtare të Komitetin Olimpik të Kosovës.

Tahiri, një ditë më parë zuri vendin e 17-të nga 65 garues. Kosovën e përfaqësuan në këtë garë që siguron pikë për normë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” morën pjesë edhe Arbi Pupovci dhe Fiona Blaka Rusta.