Sport

Napoli nuk e harron Maradonën

Qyteti jugor italian, Napoli, e ka nderuar legjendën e futbollit, Diego Maradona, duke i ndriçuar muret e kështjellës Castel dell’Ovo, me 100 fotografi të legjendës së futbollit argjentinas.

Diego Maradona në mbarë botën vlerësohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë. Ai vdiq më 25 nëntor në shtëpinë e tij në Argjentinë në moshën 60-vjeçare.

Maradona në vitin 1984 shkoi në Napoli, në qytetin plot diell e bestytni, kur ishte 23-vjeçar. Atij iu dha epiteti “Zot” në qytetin italian, teksa pati periudhë shumë të suksesshme.

Argjentinasi i shkurtër e la Napolin rreth 30 vjet më parë, por shpirti i tij nuk u largua asnjëherë nga qyteti.