Sport

“Australian Open” nis me 3 javë vonesë

Foto: Reuters

“Australian Open” do të nis më 8 shkurt, tre javë më vonë se që është planifikuar.

Kështu ka thënë të shtunën drejtoi i garës së tenisit “Australian Open”, Craig Tiley.

“Çdo tenist, përfshirë Roger Federer, ka bërë angazhim për të udhëtuar në Melbourne për të luajtur”, ka thënë ai. Tenistët do të arrijnë në Australi nga 15 janari dhe do t’i nënshtrohen karantinës së detyruar për 14 ditë.

“Australian Open 2021” do t’i ketë garat individuale, në çift dhe garat e tenistëve në karrocë. Kualifikimet do të zhvillohen në vende tjera. Ato në konkurrencën e femrave do të zhvillohen në Dubai, kurse të meshkujve në Doha, nga 10 deri më 13 janar.

Kampionati i “Australian Open” për të rinj është shtyrë deri në vitin tjetër.

“Ne presim që të paktën 50% të tifozëve të kthehen në palestra në Melbourne Park”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Craig Tiley.

Biletat do të dalin në shitje para Krishtlindjeve.