Sport

Ancelotti do të mbetet tek Evertoni

Descriptive Text

Carlo Ancelotti nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Evertonit edhe për një periudhë të gjatë. Në fakt, trajneri italian është i vendosur për ta respektuar deri në fund kontratën e tij me ekipin anglez që i skadon në verën e vitit 2024.

E një gjë të tillë, Ancelotti e ka pranuar edhe në një intervistë për mediumet angleze të premten.

“Dua ta përfundoj kontratën time me Evertonin sepse më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi. Natyrisht, synimi është që gjatë kësaj periudhë të fitojmë trofe dhe të arrijmë diçka speciale”, ka thënë Ancelotti ndër të tjera.

Ancelotti, 61-vjeçar, e ka marrë drejtimin e Evertonit në fund të vitit të shkuar kurse gjatë karrierës si trajner ka punuar edhe te Napoli, Bayerni, Real Madridi, Paris Saint-Germaini, Chelsea, Milani, Juventusi e Parma.