Legjenda italiane Gianluigi Buffon thotë se Kampionati Botëror i vitit 2018 do të jetë gara e fundit në të cilën do të marrë pjesë.
39-vjeçari ka thënë se pas Botërorit në Rusi do t’i japë fund karrierës si futbollist.
“Jam 99.9 për qind i sigurt për pensionim”, ka thënë ai për “SkySport 24”. “Do të kem edhe një finale, një sezon të fundit, momente të mëdha dhe ndoshta do të jetë koha që më pas të them mjaft është mjaft”.
Buffon humbi finalen e tretë të Ligës së Kampionëve dhjetë ditë më parë pas humbjes 4 me 1 nga Real Madridi.