Sport

Drita, Feronikeli, Drenica, Trepça ’89 dhe Arbëria sigurojnë kalimin tutje në Kupën e Kosovës

Në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ekipeve që e siguruan më herët kalimin në këtë fazë të garës, u janë bashkuar edhe Drita, Feronikeli, Drenica, Trepça ’89 dhe Arbëria.

Në ndeshjet e zhvilluara të enjten Kampionia e Superligës së Kosovës, Drita, mposhti në shtëpi Trepçën, 2:1. Feronikeli fitoi në udhëtim te Prizreni me rezultatin e thellë 4:0. Drenica triumfoi në udhëtim te Vushtrria 1:0. Trepça ’89 mposhti Vëllaznimin 3:1, kurse Arbëria fitoi 2:1 në shtëpi te Ramiz Sadiku.