Sport

Liverpool – Tottenham, barazim pas pjesës së parë

Descriptive Text

Është mbyllur me rezultat të barabartë, 1 me 1, pjesa e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, në derbin e xhiros së 13 në Premier Ligë.

Në këtë pjesëlojë skuadra e Jurgen Kloppit pati një dominim total të lojës, megjithatë mungoi efikasiteti.

Ishte Salah ai që i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 26, derisa Tottenhami barazoi shifrat në goditjen e vetme në drejtim të portës kundërshtare. Ishte Son ai që shënoi në minutën e 33.