Sport

Musiala mbetet te Bayerni

Mesfushori ofensiv Jamal Musiala do të mbetet te Bayern Muencheni edhe për një kohë të gjatë, ka raportuar të mërkurën “Daily Mail”.

Për të shmangur interesimin e ekipeve tjera, si Manchester Unitedi, Manchester City e Liverpooli, Bayerni i ka ofruar kontratë të re futbollistit 17-vjeçar.

Musiala ka kontratë aktuale me Bayernin deri në vitin 2022 dhe me kontratën e re, ai do të mbetet në klub deri në vitin 2025 dhe do të ketë pagë javore prej 100 mijë funteve.

Musiala iu bashkua Bayernit nga të rinjtë e Chelseat në vitin 2019 dhe këtë edicion ka debutuar me ekipin e parë.

Ai u bë lojtari më i ri në ekipin gjerman dhe njëkohësisht golashënuesi më i ri, me golin e shënuar kundër Schalkes në muajin shtator.

Këtë edicion, Musiala ka shënuar tre gola në 15 ndeshje të zhvilluara.