Sport

Januzaj kundër ish-skuadrës Unitedit në 1/16 e finales të Ligës së Evropës

Adnan Januzaj me Real Sociedadin do të përballet në 1/16 e finales së Ligës së Evropës me ish-skuadrën e tij Manchester Unitedin.

Shorti për çiftet e 1/16 së finales të Ligës së Evropës është hedhur sot në Nyon.

Ndër ndeshjet më interesante do të jetë Sociedadi me Unitedin, si dhe Benfica me Arsenalin.

Januzaj ka debutuar në futbollin në nivel senior me Unitedin. Te Unitedi ka qenë në kontratë si profesionistë për katër vjet, para se të transferohej te Sociedadi verën e vitit 2017 për 8.5 milionë euro.

Image