Sport

Tielemansi do të qëndrojë te Liecesteri

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers, i ka hedhur poshtë spekulimet se Youri Tielemans do të largohet në muajin e ardhshëm.

23-vjeçari i mesfushës ka impresionuar me paraqitje për skuadrën e “dhelprave” qëkur iu bashkua ekipit nga Monaco për rreth 35 milionë funteve në vitin 2019.

Menaxheri i Tielemansit, Peter Smeets, ka njoftuar këtë javë se klienti i tij ka kërkesa para afatit kalimtar të janarit.

Por, Rodgers është i relaksuar për të ardhmen e belgut dhe se është i fokusuar vetëm që ta përmirësojë atë sa më shumë në fushën e blertë.