Sport

Sonte përballja Barcelonë-Juventus, ndeshje për Ligën e Kampionëve

Katër grupe të Ligës së Kampionëve do t'i zhvillojnë sonte ndeshjet kthyese. Vëmendja kryesisht do të jetë në grupin G, ku pritet të ndeshen Barcelona dhe Juventusi.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 për skuadrën italiane ndërsa sonte ajo do të zhvillohet në Camp Nou.

Të dy këto skuadra tashmë e kanë siguruar kalimin në një fazë tutje në kampionat të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja tjetër interesante do të jetë mes Manchester Unitedit dhe Leipzigut. Të dy ekipet kanë nga nëntë pikë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e ekipit gjerman, 3-1.

Më poshtë janë të renditura të gjitha ndeshjet që zhvillohen të martën, me rezultatet e ndeshjeve të kaluara dhe stadiumin ku do të luhen ndeshjet.

Grupi E

21:00 Chelsea (1) – FC Krasnodar (3) (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Rennes (4) – Sevilla (2) (Stadiumi Roazhon Park)

Grupi F

18:55 Lazio (2) – Club Brugge (3) (Stadiumi Stadio Olimpico)

18:55 Zenit St. Petersburg (4) – Borussia Dortmund (1) (Stadiumi Gazprom Arena)

Grupi G

21:00 Barcelona (1) – Juventus (2) (Stadiumi Camp Nou)

21:00 Dynamo Kyiv (3) – Ferencvaros (4) (Stadiumi National Sports Complex “Olympiyskiy”)

Grupi H

21:00 Paris Saint-Germain (2) – Istanbul Basaksehir (4) (Stadiumi Le Parc des Princes)

21:00 RB Leipzig (3) – Manchester United (1) (Stadiumi Red Bull Arena)