Sport

Pjaniq kërkon më shumë hapësirë te Barcelona

Mesfushori Miralem Pjaniq nuk është i kënaqur me hapësirën te Barcelona.

Ai ka thënë se dëshiron të luajë më shumë, ashtu siç kishte bërë te Juventusi.

30-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Juventusit dhe në të gjitha garat ka luajtur vetëm 11 ndeshje.

“Sinqerisht nuk e kuptoj arsyen e kësaj situate. Unë dua të luaj më shumë, e di që mund të jap më shumë. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm. Unë nuk jam i kënaqur”, ka thënë ndër të tjera Pjaniq për “Gazzetta.it” të hënën.

Boshnjaku me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.