Sport

Koemani kërkon blerjen e një sulmuesi dhe një mbrojtësi

Descriptive Text

Rezultatet negative në La Liga dhe lëndimet e disa lojtarëve kanë bërë që trajneri i Barcelonës Ronald Koeman të kërkojë përforcime në janar.

Pavarësisht gjendjes jo të mirë financiare, “Sport” shkruan të hënën se trajneri holandez dëshiron një sulmues dhe një mbrojtës në afatin e janarit.

Kërkesa e Komenait vjen për shkak të problemeve më lëndime që kanë Gerard Pique, Samuel Umtiti, Sergi Roberto, Ansu Fatih dhe së fundmi edhe Ousman Dembele.

Barcelona zë vendin e nëntë me 14 pikë në La Liga, me 12 pikë ma pak se ekipi i Atletico Madridit, që renditet i pari pas 10 ndeshjeve.