Sport

Bunjaki: Turqia është më e fortë se ne

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë të ketë ditur se do të ballafaqohet me një përfaqësuese të fortë siç është Turqia.

Në konferencën për media pas përfundimit të takimit, Bunjaki ka sqaruar se për herë të parë ka luajtur me pesë mbrojtës, derisa ekipi ishte i përqendruar të realizonte gola me kundërsulme.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë duke pasur parasysh me çka jemi ballafaquar, mirëpo nuk dua t’ia mohojë fitoren sepse është më e fortë se ne. Është hera e parë që kemi luajtur me pesë mbrojtës, pasi kemi pasur dy mbrojtës për herë të parë me ne”, ka thënë Bunjaki.

“Jemi përqendruar në kundërsulme ku a pasur disa kombinime të mira në pjesën e parë. Mjerisht pësuam një gol herët nga pjesa më e fuqishme e Turqisë. Kemi rastin e Donis Avdijaj dhe pastaj erdhi goli i Amir Rrahmanit që na jep një energji. Goli i dytë erdhi nga një mospërqendrim si dhe lëndimi i hershëm i Samir Ujkanit”, ka thënë Bunjaki.