Sport

PSG-ja mposht Unitedin, Barcelona e Juve me fitore të lehtë

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Manchester Unitedit, derisa fitore kanë shënuar edhe Barcelona e Juventusi.

Gjiganti francez shënoi fitore prej 3 me 1, transmeton KOHA.

Neymari i dha epërsinë PSG-së qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.

“Djajtë e Kuq” barazuan shifrat përmes Rashfordit, i cili shënoi në minutën e 32 pas asistimit nga Wan Bissaka.

Në pjesën e dytë PSG-ja arriti të kalojë sërish në epërsi përmes Marquinhosit, që shënoi në minutën e 69.

Një minutë më vonë Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Fredi.

E në minutën e 90+1 Neymari shënoi golin e fundit për PSG-në.

Unitedi është lider në Grupin H me nëntë pikë, po aq sa ka edhe PSG-ja. Derisa Leipzigu në vendin e tretë poashtu ka nëntë pikë. Në vendin e fundit është Bashakshehiri me vetëm tre pikë.

Në ndeshjen tjetër Barcelona shënoi në udhëtim te Ferencvaroshi me rezultat prej 3 me 0.

Golat në këtë fitore të Barcelonës i shënuan Griezmanni, Braithwaite e Dembele.

E edhe Juventusi fitoi me rezultat prej 3 me 0 ndaj Dinamo Kievit.

Chiesa, Ronaldo e Morata i siguruan pikët e plota “Zonjës së Vjetër”.

Barcelona është lider në Grupin G me 15 pikë, derisa Juventusi në vendin e dytë ka 12 pikë. Dinamo Kievi e Ferencvaroshi kanë nga një pikë.