Sport

Reali me mungesa ndaj Interit

Karim Benzema, Sergio Ramos e Eder Militao janë lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për ndeshjen me Interin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez dhe mbrojtësi spanjoll janë të lënduar, ndërsa Militao ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Edhe Luka Joviq është jashtë për shkak të COVID-19, ndërsa Federico Valverde e Alvaro Odrizola janë të lënduar.

Gjiganti i La Ligës është i treti në Grupin B me katër pikë, ndërsa Interi është në fund me dy.

Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar Donetsku janë në dy pozitat e para me pesë, respektivisht katër pikë.

Ky është ekipi i plotë i Realit për ndeshjen e së mërkurës:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube.

Mbrojtës: Carvajal, R. Varane, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Víctor Chust.

Mesfushorë: Kroos, Modrić, Casemiro, Ødegaard, Isco.

Sulmues: Hazard, Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Jr., Mariano Diaz, Rodrygo, Hugo Duro.