Sport

Challandes mungon edhe ndaj Moldavisë, rezulton sërish pozitiv për COVID-19

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Bernard Challandes do t’i mungojë përfaqësueses edhe për ndeshjen e së mërkurës ndaj Moldavisë në Ligën e Kombeve, pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, të kryer sot.

Ekipin edhe në këtë ndeshje do ta drejtojë Muharrem Sahiti.

Sipas FFK-së, gjendja e Challandesit është shumë e mirë. Ai s’ka simptoma.