Sport

Unitedi e do Sanchon para Evropianit

Manchester Unitedi ende është i interesuar për Jadon Sanchon, dhe “90min” raporton se klubi dëshiron një marrëveshje për lojtarin para Kampionatit Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Transferimi i Sanchos tek Unitedi është përfolur gjatë, ndërsa klubi pritet të arrijë marrëveshjen me Dortmundin në fillim të 2021-s.

“Djajtë e Kuq” dështuan t’i afrohen çmimit të kërkuar nga Dortmundi në afatin e shkuar kalimtar.

20-vjeçari në 6 ndeshje këtë sezon në Bundesligë ka asistuar tre herë.