Sport

Pesë të prekur me COVID-19 te KB Peja

Klubi i basketbollit Peja ka bërë të ditur se pesë anëtarë të skuadrës janë prekur me COVID-19.

Në njoftimin e dhënë në Facebook, klubi pejan ka bërë të ditur se bëhet fjalë për basketbollistë dhe anëtarë të stafit.

“Ekipi do të respektojë të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së deri në shërimin e plotë të të gjithë lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftim.

Peja ka nisur mirë sezonin në Superligën e kosovës, duke fituar tri ndeshjet e para, përfshirë dy derbi, ndaj Prishtinës dhe Rahovecit.