Sport

PSG-ja me ofertë për Ramosin

Foto: AP

Paris Saint-Germain e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramosin.

Kapiteni i madrilenëve nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin aktual dhe në verën e vitit 2022 do të jetë futbollist i lirë.

Krerët e klubit francez thuhet se janë duke përgatitur një ofertë prej 18 milionë eurosh në sezon për ta bindur Ramosin të transferohet në Francë.

Sidoqoftë, në garë për Ramosin janë edhe skuadra si Manchester City dhe Juventusi