Sport

Brozoviqi pozitiv me COVID-19

Foto: AFP

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozoviq, ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë angazhimit të tij me kombëtaren e Kroacisë.

Domagoj Vida ishte paraqitur në këtë takim, derisa pas përfundimit të pjesës së parë së parë ndaj Turqisë i ishte konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, gjë që ka rritur frikën se edhe lojtarë të tjerë mund të dalin pozitivë, transmeton KOHA.

Vida ishte izoluar, megjithatë kombëtarja e Kroacisë tani ka konfirmuar se edhe Brozoviqi ka rezultuar pozitiv.

“Rezultatet e testeve kanë treguar për dy persona pozitiv, Marcelo Brozoviqi dhe një anëtar i ekipit kombëtar. Që të dy menjëherë kanë hyrë në izolim”, thuhet në një deklaratë.