Sport

Ter Stegen dëshiron të luajë edhe disa vjet te Barça

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, ka konfirmuar se nuk ka qëllim më të madh për të sesa të vazhdojë të fitojë trofe. Ai ka thënë se nuk është bërë fjalë për ndarje të rrugëve me klubin, dhe se synim ka qenë rinovimi i kontratës me ekipin nga Katalonja.

“Dua të luaj në Camp Nou edhe për disa vjet dhe të vazhdoj të fitoj trofe”, ka thënë portieri gjerman për mediumin spanjoll “Cope”. Ter Stegen vetëm sa është shëruar nga tendina e këmbës së djathtë, lëndim ky që e la jashtë fushës së blertë për 78 ditë.

Klauzola e lirimit të Ter Stegenit thuhet të jetë 500 milionë euro, derisa e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2025.

28-vjeçari Ter Stegen e nisi karrierën te Borussia Monchengladbach, ndërsa u transferua në Barcelonë në vitin 2014 për 12 milionë euro.

Ai i ka fituar katër tituj të La Ligës me Barcelonën, katër trofe të Kupës së Mbretit, një Superkupë të Spanjës, një Ligë të Kampionëve, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për klube.