Sport

Tottenhami rivalizon Arsenalin për Boatengun

Arsenali mund të përballet me rivalitet nga Tottenhami për mbrojtësin e Bayern Munichut, Jerome Boateng, sipas “Bild”.

Kontrata aktuale e Boatengut me Bayernin skadon verës dhe për lojtarin 32-vjeçar ka shumë interesim nga skuadra të shumta evropiane.

Arsenali ka shprehur qysh moti interesim për të, por trajneri i Spurs, Jose Mourinho, raportohet të ketë kthyer vëmendjen kah gjermani.