Sport

Ylli e mposht Bashkimin

Descriptive Text

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Bashkimin sot me 14 pikë dallim në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar në Therandë përfundoi me fitore të Yllit, 91:77.

Valon Bunjaku me 22 pikë e 13 asistime ishte më i miri te Ylli, derisa Samir Zekiqi ndihmoi me 20 pikë. Te Bashkimi nga 17 pikë i realizuan Musab Mala e Sean Hoehn.

Për Yllin është fitorja e dytë. Bashkimi e ka një fitore e një humbje.